Telegrafi

Feronikeli triumfon në udhëtim te Ferizaj, siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Foto: KF Feronikeli/Facebook

Feronikeli ka arritur të kalojë në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Drenasi ka arritur të triumfojë në çerekfinalen e parë të luajtur në Ferizaj përballë skuadrës bardh e kaltër të Ferizajt.

Vetëm pas 20 minutave lojë Nikli arriti të gjente golin e epërsisë në këtë takim.

Ka qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, Kastriot Rexha që i ka dhënë triumfin Feronikelit.

Rexha shënoi në minutën e 20-të pas një aksioni të mirë të mysafirëve.

Me të shënuar golin, Feronikeli arriti të luante mençur duke u mbrojtur mirë.

Ferizaj tentoi golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën deri në fund edhe pse patën disa raste të mira shënimi.

Me këtë fitore, Feronikeli është skuadra e parë gjysmëfinaliste në Digitalb Kupën e Kosovës. /Telegrafi/