Do të jetë ndeshja ndërmjet skuadrës kampione në fuqi, Feronikelit dhe Trepçës’89, ajo e cila do ta hapë javën e 11-të në elitë, që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me fillim në orën 13:30 dhe që transmetohet drejtpërdrejt në Supersport Kosova.
Të shtunën, luhen edhe dy ndeshje tjera Istogu – Vushtrria dhe Drenica – Drita, derisa tri ndeshjet tjera zhvillohen të dielën, e ku Liria-Hajvalia, do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport Kosova. /Telegrafi/
Raiffeisen Superliga: Java e 11-të
E shtunë 24.10.2015
Feronikeli – Trepça ’89 (në orën 13.30 – SSK)
Drenica – Drita (në orën 14.00)
Istogu – Vushtrria (në orën 14.00)
E diel 25.10.2015
Liria – Hajvalia (në orën 13.30 – SSK)
Gjilani – Prishtina (në orën 14.00)
Llapi – Besa (në orën 14.00)
Liga e Parë – Java e 10-të:
E shtunë, 24.10.2015, në orën 14.00
2 Korriku – Trepça
KEK-u – Vitia
Fushë Kosova – Rahoveci
Ramiz Sadiku – Luftëtari
Kosova (P) – Behari
E diel 25.10.2015, në orën 14.00
Vëllaznimi – Ferizaj
Ballkani – Dukagjini
Vllaznia (P) – Flamurtari