Feronikeli është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi është mposhtur 1-0, në Fadil Vokrri, nga skuadra uellsiane, TNS.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 32, uellsianët kalojnë tutje.
Feronikeli me këtë humbje eliminohet nga Liga e Kampionëve, por kalon në Ligën e Evropës.
Kundërshtar i radhës tashmë për Feronikelin do të mësohet gjatë ditës së nesërme.
Humbësi i ndeshjes, Slovan Bratislava – Sutjeska, pritet të jetë kundërshtari i Kampionit të Kosovës me 25 korrik.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 dhe në Podgoricë pritet të jetë interesant. /Telegrafi/