Site icon Telegrafi

Feronikeli sulmon FFK-në pas licencimit të klubeve (Foto)

Feronikeli me te kuptuar se janë licencuar katër klube ka reaguar ashpër.

Klubi nga Drenasi është i bindur që disa nga klubet nuk e kanë merituar licencimin dhe janë ndihmuar nga FFK-ja.

Ata akuzojnë që ky proces është kriminalizuar dhe së shpejti do të dalin edhe fakte.

“Ky është turpi më i madh pas çdo poshtërimi me vite që ka përjetuar futbolli kosovar”.

“Federata e futbollit të Kosovës, sot edhe zyrtarisht e turpëron futbollin kosovar, duke kriminalizuar procesin e licencimit të klubeve”.

“Për këtë turp Feronikeli, shumë shpejt do të dal me gjera të faktuara dhe le ta dinë mirë çdo njeri i involvuar në këtë krim së ne nuk do ndalemi deri tek e vërteta”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version