Site icon Telegrafi

Feronikeli – Slovan Bratislava, kampionët e Kosovës njoftojnë për orarin e ndeshjes

Kampioni i Kosovës, Feronikeli

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli është skuadra e vetme kosovare që po luan ende në garat evropiane.

Nikli tanimë ka zhvilluar ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligën e Evropës përballë Slovan Bratislavës.

Industrialistët pësuan humbje në ndeshjen e parë me rezultat të ngushtë 2-1.

Goli i Mendurim Hotit i ka lënë në shpresë Feronikelin për kalimin tutje.

Kampionët në fuqi të Kosovës kanë njoftuar se ndeshja e kthimit do të zhvillohet me një orar të ri.

Feronikeli do ta luaj ndeshjen kthyese të martën e 30 korrikut në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version