Feronikeli ka shënuar fitore të pritshme ndaj njomakëve të Hajvalisë me rezultat 6-0.
Skuadra e Afrim Tovërlanit ka shënuar tri herë në pjesën e parë dhe tri herë në pjesën e dytë.
Serinë e golave e hapi Bujar Shabani që shënoi dy herë. Në fund të pjesës së parë shënoi edhe Labionot Osmani.
Në pjesën e dytë Shabani shënoi golin e tretë personal duke e kompletuar het-trikun.
Pas tij ishte radha e Mentor Zhdrellës dhe Yll Hoxhës që shënuan nga një herë.
Feronikeli mbetet në pozitën e dytë me 58 pikë, ndërsa Hajvalia është e fundit me 7 pikë. Telegrafi/