Telegrafi

Feronikeli me rikthim fantastik, barazon në udhëtim te TNS

Kampioni i Kosovës, Feronikeli

Feronikeli ka arritur të rikthehet nga disavantazhi prej 2-0 duke barazuar në 2-2 në ndeshjen e parë ndaj kampionit të Uellsit, The New Saint.

Pjesa e parë ishte e barabartë me dy skuadrat që kishin disa gjysmëraste shënimi.

Kampionët e Uellsit rrezikuan nëpërmjet sulmuesit Drapper, por pa sukseses.

Ndërkohë rasti më i rrezikshëm për Feronikelin e pati mbrojtësi i majtë, Arbër Potoku që nga gjuajtja e lirë për pak sa nuk shënoi.

Kësisoj pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit arritën të fitonin një penallti.

Kapiteni Lapidar Lladrovci shkaktoi ndërhyrje të palejueshme në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.

I saktë nga 11 metra u tregua sulmuesi Drapper që kaloi vendasit në epërsi.

Feronikeli u mundua të kthehej në lojë kur Mevlak Zeka pati dy raste të mira dhe Kastriot Rexha një tjetër por që nuk arritën të shënonin gol.

Kur pritej barazimi nga Nikli, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe vendasit shënuan edhe golin e dytë në ndeshje.

Ishte mesfushori anësor Aeron Edwards që shënoi për 2-0 pas një gabimi të portierit Troshupa.

Krejt në fundin e ndeshjes, Mevlan Zeka i kampionit kosovar arriti të shënonte golin e parë për Niklin për rezultatin 2-1.

Në minutën e 93-të, ishte Astrit Fazliu që arriti ta barazoj rezultatin në 2-2 nga pika e bardhë.

Kësisoj Feronikeli ka marrë një rezultat fantastik nga ndeshja e parë dhe mund të kualifikohet tutje edhe me një barazim 0-0 ose 1-1 në shtëpi.

Ndeshja kthyese mes Feronikelit dhe The New Saint zhvillohet pas një jave në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë. /Telegrafi/