Skuadrat e Superligës së Kosovës po vazhdojnë me ndeshjet parasezonale.
Feronikeli ka shënuar fitore në një miqësore kundër skuadrës 2 Korriku.
Këta të fundit pësuan katër gola në takimin që u shënuan pesë sosh, përkatësisht skuadra e trajnerit Gani Sejdiu triumfoi me rezultat 4-1.
Golashënues për drenasit në këtë takim ishin Doshlaku, Maliqi, Hoti dhe Prokshi, ndërsa golashënuesit e Ramiz Sadikut nuk janë bërë të ditur.
Ndryshe, kampionati i ri i ligës elitare kosovare do të fillojë gjatë këtij muaji. /Telegrafi/