Sot është hedhur shorit për përballjet parakulifikuese të Ligës së Kampionëve, e që në këtë edicioni do të marrë pjesë Feronikeli që do të përballet me Lincoln Red Imps.
Skuadra nga Drenasi u shpall kampion i Ipko Superligës së Kosovës në sezonin që lamë pas, ndërsa në sezonin e ri do të garojë për një kualifikim historik në garën më të madhe për klube në Evropë.
Feronikeli në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve do të ketë punë me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.
Skuadra nga Drenasi ka reaguar në lidhje me shorit për parakualifikimet në garën më të madhe për klube në Evropë, duke njoftuar se ata do të përballen me skuadrën nga Gjibraltari.
“Është hedhur shorti sot në Nyon të Zvicrës, për garën e parakualifikimeve për Champions League. Feronikeli do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.
“Në shortin e UEFA-s morën pjesë kampionët e Andorës, Gjibraltarit, Kosovës dhe San Marinos, të cilët do të luajnë për një vend në rundin e parë të kualifikimeve”.
“Ndeshja ndaj Lincoln Red Imps, do të zhvillohet më 25 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Rrethi parakualifikues do të ketë dy gjysmëfinale: Feronikeli (KOS) – Lincoln Red Imps (GIB). Tre Penne (SMR) – FC Santa Coloma (AND). Finalja do të zhvillohet më 28 qershor”.
Këtë sezon të parakualifikimeve për raundin e parë të Champions, të gjitha ndeshjet zhvillohen në “Fadil Vokrri”. Tri ekipet tjera të cilat nuk arrijnë fitoren, do të transferohen në rundin e dytë kualifikues të UEFA Europa League”, thuhet në njoftimin e Feronikelit. /Telegrafi/