Feronikeli ka arritur marrëveshje me futbollistin Trim Krasnici që në sezonin fundit ka luajtur për juniorët e RW Essen.
Marrëveshjen e ka konfirmuar vetë klubi nga Drenasi në faqen e tyre në facebook.
“Prishtinasi Trim Krasnici, që është zhvilluar si futbollist në Gjermani, së fundi pjesë e ekipit RW Essen, është futbollisti më i ri i skuadrës tonë”.
“Krasnici është 19-të, vjeçar dhe pritet të jetë një lojtar i së ardhmes në sulmin e Feronikelit”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.
Dy herë kampioni i Kosovës sot do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me 2 Korrikun nga ora 18:00. /Telegrafi/