Telegrafi

Feronikeli prezanton trajnerin Gani Sejdiu dhe katër super përforcime (Video)

Feronikeli pasi i spastroi skuadrën nga lojtarët e padëshiruar, ka filluar projektin e rij me trajnerin e ri.

Ashtu siç u paralajmërua trajner i ri është Gani Sejdiu.

Por në konferencën e sotme janë prezantuar edhe katër përforcime.

Qemajl Elshani që ishte bërë publik para disa ditësh, mbrojtësi Arbër Prekazi, mesfushori Albert Dabiqaj dhe sulmuesi Granit Arifaj.

Kryesia e klubit dhe trajneri treguan objektivat e klubit që janë përsëritja e sukseseve të viteve të fundit.

Feronikeli po ashtu ka mbajtur disa nga lojtarët më të mirë të sezonit të shkuar si Behar Maliqi, Ahmet Haliti, Mark Milicaj, Mendurim Olluri dhe portieri i njohur Faton Maloku. /Telegrafi/