Telegrafi

Feronikeli pret fitore në finalen para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj Santa Colomas

Feronikeli (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kampioni i Kosovës, Feronikeli do të luajë ndaj ekipit nga Andorra, Santa Coloma në ndeshjen finale në kuadër të para-kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.  

Feronikeli ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Lincoln Red Imps, ndërsa Santa Coloma mposhti gjithashtu 1-0 ekipin Tre Penne.

Fitoret minimale bënë që Nikli dhe Santa Coloma të kalojnë në finalen e ndeshjes  para-kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Feronikelit

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”.

Nikli shpreson në fitore (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kampioni i Kosovës është i kompletuar dhe kanë besim se mund ta kalojnë këtë turn për të kaluar në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Në rast se e kalojnë këtë rreth preliminar, atëherë Feronikeli do të përballet me kampionin e Uellsit, TNS.

Ndërkohë edhe një humbje eventuale Feronikelin nuk e largon nga garat evropiane, pasi skuadra e Zekirija Ramadanit aventurën evropiane do ta vazhdonin në Ligën e Evropës. /Telegrafi/