Feronikeli ka qenë skuadra e parë që ka uruar Besën për triumfin në finalen e Kupës së Kosovës.
Drenicakët gjithashtu kanë uruar edhe Prishtinën për sigurimin e një bilete për në kualifikimet e Ligës së Evropës.
Feronikeli beson se kualifikimi i prishtinasve në garat evropiane është i drejtë, pasi Kosova e ka merituar të përfaqësohet në Evropë me klubin më të madh.
“URIME Kf Besa! Klubi i Feronikelit, e uron KF Besën dhe gjithë qytetin e Pejës, për triumfin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll. Ndërsa FC Prishtinës, me këtë rast ia urojmë daljen për herë të parë në garat evropiane. Kosova e meriton të përfaqësohet për herë të parë me klubin me të madh në vend”, shkruhet në faqen zyrtare të Feronikelit.
Besa ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës kundër Llapit pas penaltive (4-2), ku takimi në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve rezultati tregoi shifrat 1-1 . /Telegrafi/