Telegrafi

Feronikeli mposht Vllazninë me një gol të vonshëm

Feronikeli ka regjistruar fitore prej 1-0 kundër Vllaznisë së Pozheranit, në ndeshjen e javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Edhe pse rastet nuk munguan, në 45 minutat e para, asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti rrjetën.

Ekipi vendas bëri paraqitje më të mirë në fraksionin e dytë, por i mungonte efektiviteti para portës.

Sidoqoftë, përpjekjet për të shënuar u shpaguan dhe rezultati u zhbllokua në minutat e fundit.

Granit Arifaj shënoi për tri pikët e para të Feronikelit (88’) në sezonin 2017/2018.

Vllaznia do t’i kërkojë pikët e para në javët e ardhshme. /Telegrafi/