Site icon Telegrafi

Feronikeli mposht Vëllaznimin

Feronikeli ka mundur sërish Vëllaznimin. Ekipi nga Drenasi, kësaj radhe mposhti ekipin kuqezi me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 23-të të Superligë.

Ekipi gjakovar e ka filluar shumë mirë takimin, duke realizuar gol qysh në minutën e 8-të nëpërmjet Yll Myrtajt.

Por, Vëllaznimi nuk arriti ta ruaj epërsinë e krijuar. Feronikeli barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 35-të me golin e Qemal Elshanit, derisa Fati Karahoda në minutën e 54-të kaloi vendasit në epërsi 2:1.

Vetëm një minutë pas golit të avantazhit, gjyqtari kryesor i takimit, Genc Nuza, përjashtoi nga loja Qëndrim Sejdiun e Feronikelit dhe Admir Mehjen e Vëllaznimit, pas një kacafytje.

Me këtë fitore, Feronikeli ka tubuar 34 pikë, sa kanë edhe Trepça e Drita, por me nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse, Vëllaznimi mbetet në kuotën e 21 pikëve, derisa pozicionohet në vendin e parafundit në tabelë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version