Pas eliminim të pamerituar prej Ligës së Kampionëve nga TNS, Feronikeli do t’i vazhdojë garat në Ligën e Evropës.
Kampionët e Kosovës do të ndeshjen me Slovan Bratislavën e Sllovakisë.
Kjo pasi kampionët sllovak u ndalën nga ata malazez pas penaltive. Dy ndeshjet ishin mbyllur me rezultat identik 1-1, gjë që bëri që fituesi të caktohej pas penalltive.
Feronikeli duhet të udhëtojë në një shtet që nuk e ka njohur Kosovën.
Zekirija Ramadani dhe djelmoshat e tij duhet të bëhën gati, pasi përballe do të kenë një skuadër kualitative.
Dueli i parë ndërmjet Feronikelit dhe Slovan Bratislavës do të zhvillohet më 25 Korrik në Sllovaki, ndërkohë dueli kthyes më 1 gusht në Prishtinë. /Telegrafi/