Telegrafi

Feronikeli mëson kundërshtarin për fazën parakualifikuese në Ligën e Kampionëve

Sot është hedhur shorit për përballjet parakulifikuese të Ligës së Kampionëve, e që në këtë edicioni do të marrë pjesë Feronikeli që do të përballet me Lincoln Red Imps.

Skuadra nga Drenasi u shpall kampion i Ipko Superligës së Kosovës në sezonin që lamë pas, ndërsa në sezonin e ri do të garojë për një kualifikim historik në garën më të madhe për klube në Evropë.

Feronikeli në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve do të ketë punë me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Foto: UEFA.com

Në rast Feronikeli arrin ta mposht skuadrën nga Gjibraltari, atëherë do të takohet me njërën nga skuadrat ,Tre Penne (San Marino) vs FC Santa Coloma (Andorra), që do të përballen mes tyre.

UEFA ka njoftuar zyrtarisht se katër përballjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshjet e para do zhvillohen me 25 qershor, kurse ndeshja finale që siguron një vend në kualifikime të kësaj gare do zhvillohet pas tri dite.

Skuadrat që eliminohen në këtë fazë do kenë rastin të luajnë në Ligën e Evropës nga raundi i dytë. /Telegrafi/