Liverpooli e ka fituar titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve në sezonin që lamë pas, por që nga tani kanë filluar përgatitjet për edicionin 2019/2020.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.
‘Industrialistët’ fillimisht do të luajnë në raundin preliminar dhe në rast se arrijnë të fitojnë atëherë do të luajnë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Në rast se e kalojnë këtë rreth preliminar, atëherë Feornikeli do të përballet me kampionin e Uellsit, TNS.
Në këtë fazë, Shkëndija do të jetë mysafir i Nomme Kalju, ndërsa Partizani do të përballet me Qarabagun.
Kujtojmë se Feronikeli me 25 qershor luan ndaj Lincoln Red ndërsa në rast fitoreje në këtë ndeshje luan përsëri pas tri dite me fituesin e duelit tjetër parakualifikuesë për një vend në kualifikime.
Përballjet e plota të raundit të parë kualifikues do të jenë këto:
Linfield FC v Rosenborg BK
Valur Reykjavik v NK Maribor
Dundalk v Riga FC
The New Saints FC v fituesi i raundit preliminar
HJK Helsinki v HB Torshavn
BATE Borisov v Piast Gliwice
SK Slovan Bratislava v FK Sudjeska
Celtic FC v FK Sarajevo
FC Sheriff Tiraspol v Saburtalo
F91 Dudelange v Valletta
FK Suduva v FK Crvena Zvezda (Red Star)
Ararat-Armenia v AIK
FC Astana v CFR 1907 Cluj
Ludogorets 1945 v Ferencvaros. /Telegrafi/