Telegrafi

Feronikeli kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës, mposht Ballkanin edhe në ndeshjen e dytë

Foto: Feronikelifc.com

Feronikeli e ka fituar edhe gjysmëfinalen e dytë ndaj Ballkani në DigitAlb Kupën e Kosovës me rezultat 2-0, dhe kështu u kualifikua në finale me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Vendasit ishin më të mirë, por nuk munguan edhe rastet nga mysafirët.

Rastin e parë për gol e kishte Basnik Krasniqi i Ballkanit në minutën e 12-të, por portieri Deniz Troshupa grushton topin. Ndërsa në vazhdim vendasit rrezikuan me Mevlan Zekën, por nuk kishte saktësi.

Goli erdhi në minutën e 17-të nga Lapidar Lladrovci, i cili realizoi nga afërsia pas barazimit të Edvin Kuc. Në vazhdim Ballkni kishte disa raste, por rezultati nuk u ndryshua dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Pjesa e dytë filloi me rastin e Mendurim Hotit (Feronikeli), por nuk kaloi shumë dhe Ballkani kishte një dominim të lehtë.

Artur Magani shënoi në minutën e 82-të, për të marrë kështu Feronikeli një fitore komode dhe për të vazhduar në finale ndaj Trepçës 89′, e cila fitoi ndaj Vllaznimit në gjysmëfinalet tjetër. /Telegrafi/