Telegrafi

Feronikeli kthehet shpejtë në lojë, Mevlan Zeka barazon rezultatin me një super gol

Santa Coloma ka kaluar në epërsi ndaj Feronikeli me të filluar pjesa e dytë.

Fillimisht Yll Hoxha i vendasve u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Ndërkohë në minutën e 52-të, mysafirët gjetën golin e parë në ndeshje me mesfushorin anësorë Sosa.

Por epërsia e mysafirëve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Nikli barazoi rezultatin në 1-1.

Ishte sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka që shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin.

Golin e shënuar Zeka ia dedikoi ish-mesfushorit të Feronikelit, Triumf Shabanit që ndërroi jetë pesë vite më parë. /Telegrafi/

 

https://streamable.com/0fxny

 

https://streamable.com/6ybq8