Hajvalia mundi Flamurtarin në një takim i cili la shumë dilema se ishte apo jo gjyqtari kryesor në nivel të detyrës. Ferizaj dështoi të shënoj fitore në terrenin e vetë në duel me Kosovën e Vushtrrisë e cila përfundoj këtë kaptinë në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit.
Ndeshjet tjera përfunduan ashtu siç pritej me fitoret e skuadrave nikoqire. Në javën e 15-të i lirë ishte 2 Korriku. Rezultatet: Ramiz Sadiku-Deçani 2:0, Ferizaj-Kosova (V) 0:0, Istogu-Ballkani 3:0, Vitia- Rahoveci 4:1, Hajvalia-Flamurtari 3:2, Ulpiana-Fushë Kosova 1:1 dhe Llapi-Feronikeli 0:1.
Stinori vjeshtor ishte mjaft interesant ku për pjesën e epërme të renditjes konkurruan shumë skuadra të cilat kanë synim inkuadrimin në shoqërinë elite. Formën më të mirë tregoi Feronikeli duke dëshmuar se është skuadra më pretenduese për superligë. /Telegrafi/
Tabela
1. Feronikeli 14 11 1 2 37:12 25 34
2. Hajvalia 14 8 3 3 22:13 9 27
3. Ferizaj 14 7 2 5 21:21 0 23
4. Istogu 14 6 4 4 30:21 9 22
5. Kosova (V) 14 6 3 5 16:16 0 21
6. 2 Korriku 14 5 4 5 23:16 7 19
7. Flamurtari 14 5 4 5 16:11 5 19
8. Fushë K. 14 5 4 5 18:19 -1 19
9. Deçani 14 6 1 7 16:22 -6 19
10. Ballkani 14 5 3 6 18:19 -1 18
11. Llapi 14 5 3 6 14:17 -3 18
12. Vitia 14 4 4 6 16:18 -2 16
13. R. Sadiku 14 4 4 6 21:25 -4 16
14. Ulpiana 14 4 3 7 18:22 -4 15
15. Rahoveci 14 2 1 11 12:46 -34 7