Feronikeli ka arritur të mposhtë Llapin në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të.
Drenicasit e nisën më mirë takimin me një shtyllë të goditur me Mark Milicajn që në minutën e 9-të.
Raste të mira në pjesën e parë lëshuan edhe Hoti e Kamara.
Edhe në pjesën e dytë kampionët e Kosovës kishin më shumë raste, por nuk arritën të shënonin deri në minutën e 89-të.
Milicaj harkoi bukur në zonë dhe mbrojtësi Rron Statovic shënoi në portën e tij.
Pas kësaj fitore Feronikeli ngjitet në pozitën e dytë me 42 pikë, ndërsa Llapi mbetet i katërti me 39 pikë të tubuara.
Lider mbetet Trepça ’89 me gjashtë pikë më shumë se ndjekësit. /Telegrafi/