Telegrafi

Feronikeli fillon stërvitjet, vazhdojnë kontratat Maliqi dhe Milicaj

Dy herë kampioni i Kosovës, Feronikeli, i ka filluar stërvitjet për sezonin 2017/2018.

Skuadra nga Drenasi e ka mbajtur stërvitjen e parë, ku të pranishëm ishin afër 20 futbollistë.

Stërvitjen e parë e drejtori trajneri Ramiz Dervishi, ndërsa klubi vazhdon të jetë në bisedime me Bylbyl Sokolin.

Pamje nga Stervitja (foto: KF Feronikeli)

Klubi ka vazhduar kontratat me Behar Maliqin dhe Mark Milicajn.

“Për hir të korrektësisë duhet të them se shumica nga lojtarët e larguar nuk kishin kontrata. Kemi arritur marrëveshje për të vazhduar me Behar Maliqin dhe Mark Milicajn. Jemi në bisedime me Bylbyl Sokolin, por ende nuk ka asgjë definitive”, ka thënë drejtori i klubit, Artan Berisha për KTV.

Në stërvitje nuk ishin lojtarë si Mentor Zhdrella, Yll Hoxha, Labinot Osmani e Besnik Krasniqi. /KTV/Telegrafi/