Telegrafi

Feronikeli e mund KEK-un me rezultat minimal

Foto: KF Feronikeli/Facebook

Feronikeli ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj KEK-ut në udhëtim.

Ndeshja u duk më e vështirë për Feronikelin se sa që ishte në letër.

Dominimi ishte i plotë i mysafirëve, të cilët erdhën për tri pikë të plota.

Goli i vetëm u shënua pas 40 minutash lojë kur Kastriot Rexha shënoi me asistim të Mevlan Zekës.

Pas fitores ndaj KEK-ut dhe humbjes së Prishtinës nga Llapi, Feronikeli ka krijuar avantazh edhe më të madh në tabelë me kryeqytetasit.

Feronikeli është distancuar tani në pesë pikë dhe javën e ardhshme udhëton në “Fadil Vokrri” për t’u ndshur me Prishtinën ku në rast të fitores do të bënte hap të madh drejt titullit. /Telegrafi/