“Elektricistët” u ankuan se në takimin e së martës të fituar me penallti nga Feronikeli, mesfushori i kësaj skuadre, Ibrahim Peci, nuk kishte të drejtë loje.
Feronikeli e ka pranuar këtë vendim, por hedh gishtin tek skuadra konkurrente për ta fituar Kupën, pasi sipas tyre, ato ndikuan që KEK-u të ankohet.
“Besoj që janë zbatuar rregullat, por më shumë jemi të mërzitur me prapaskenat që janë zhvilluar deri tek ankesa, pasi KEK-u nuk ka pasur asnjë arsye të ankohet. Madje, edhe janë gëzuar kur kanë humbur, pasi vetë kanë thënë që nuk kanë mjete për të vazhduar tutje”, tha drejtori i Feronikelit, Artan Berisha për GazetaOlle.com.
“Ne vetëm duam që ata që e kanë inicuar ankesën ta fitojnë Kupën”, shtoi me shaka Berisha.
Feronikeli në dy vitet e fundit kishte fituar Kupën.
Olle mëson se edhe Tefik Çanga është ankuar për ndeshjen me Besën, por në momentet e fundit e kishin tërhequr ankesën.