Feronikeli dhe Prishtina kanë pësuar humbje në ndeshjet miqësore.
Prishtina ka zhvilluar duelin e dytë kontrollues gjatë qëndrimit në Antalya.
Skuadra e Lutz Lindemann u përballe me skuadrën bjelloruse, Dinamo Brest, ku pësoi 2-1.
Skuadra bardhëekaltër pësoi dy herë në pjesën e parë, njërin nga penalltia.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për Prishtinën, kurse Ahmed Januzi shënoi me kokë pas harkimit nga e djathta nga Maxhuni (64’).
Prishtina pati edhe disa gjysmëtentime tjera, por në përgjithësi ndeshja u zhvillua në mesfushë.
Në anën tjetër kampionët e Kosovës, Feronikeli, është përballur me skuadrën ruse Luch Energia.
Drenicasit pësuan humbje me rezultat të ngushtë 1-0.
Mitrovicasit e Trepçës ’89 nuk kishin ndeshje sot, vetëm stërvitje.
Prishtina, Feronikeli dhe Trepça ’89 fazën përgatitore janë duke e zhvilluar në Turqi. /Telegrafi/