Feronikeli dhe Llapi dhe pas xhiros së katërt vazhdojnë të mos njohin humbje, duke barazuar pa gola në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që provuan që në fillim me Mark Milicajn.
Nuk vonoi shumë dhe rrezikoi edhe Mendurim Hoti bukur me kokë, por topi u ndal nga portieri Ademi.
Në fund të pjesës së parë Llapi provoi me disa goditje nga distanca, por që nuk ishin të rrezikshme.
Më të filluar pjesa e dytë vendasit rrezikojnë me Kreshnik Lushtakun, por Ademi përsëri në vend.
Feronikeli rrezikon me Behar Maliqin dy herë, por edhe ky nuk kishte sukses.
Në minutat e fundit ndodhi një rrëmujë në zonën e Llapit, ku gjyqtari Gramoz Shala akordoi penallti, por e ndërroi vendimin pas disa sekondash.
Pas kësaj ndeshje Feronikeli dhe Llapi janë në krye të renditje me nga 8 pikë. /Telegrafi/