Site icon Telegrafi

Feronikeli barazon me Prishtinën

Feronikeli nuk ka mundur të rrëmbej fitore edhe në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.

Drenasit kanë barazuar para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Prishtinës me rezultat 0-0.

Pjesa e parë ishte mjaft e bukur, por nuk pati gola, pasi që sulmuesit nuk u treguan të suksesshëm para portierëve.

Në 45 minutshin e dytë, ekipi vendas këmbënguli për golin e epërsisë, por edhe prishtinasit kishin raste për shënim.

Në minutën e 55 është ndërprerë ndeshja pasi tifozët vendasit gjuajtën gjësende në fushë dhe gjyqtari Fatmir Tahiri kërkon të zbrazet tribuna qendrore.

Diar Miftaraj i Prishtinës ndëshkohet me kartonin e kuq, pas dy të verdhëve në të 63 minutë.

Haxhi Shala harkon ne zonë nga e djathta në të 82 minutë, ku topi shkon në trupin e Bashirus, vendasit kërkojnë penallti, por hesht gjyqtari Tahiri dhe deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi, 0-0.

Pas kësaj, Feronikeli zë pozitën e gjashtë me 10 pikë ndërsa Prishtina gjendet në vendin e dytë me 12 pikë . /Telegrafi/

Exit mobile version