Site icon Telegrafi

Feroinvest: Do të vazhdojmë të marrim pjesë në tenderë

Pjesëmarrja në tenderë në Maqedoni është e drejtë e çdo personi juridik që dëshmon me dokumente dhe me projekte përkatëse se është në gjendje ta kryejë punën. Atë të drejtë do ta shfrytëzojmë çdoherë kur do të mund të ofrojmë cilësi me çmim të volitshëm, kumtoi sot kompania “Feroinvest” në lidhje me reagimet në opinionin publik për pjesëmarrjen e tyre në ankandin e tenderit të SHA ELEM për furnizim me rripa gome për TEC Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kompania theksojnë se në konzorcium me kopaninë turke Ozerband do të marrë pjesë në ankandin publik për tenderin e SHA ELEM dhe shtojnë se edhe në vitet e kaluara kanë marrë pjesë në tenderë ku kanë mundur të ofrojnë cilësi me çmim të volitshëm, veç ose me kompani partnere.

“I tërë procesi i punës së kompanive tona është publik dhe transparent, në veçanti kur bëhet fjalë për holdingun tonë që ekziston thuajse dy dekada”, informojnë nga kompania “Feroinvest”, duke theksuar se zëvendës kryeministri Koço Angjushev nuk është pjesë e asnjë pozite udhëheqëse në këtë kompani./Telegrafi/

Exit mobile version