Telegrafi

Fero zhvendoset në Berlin për të jetuar, nënshkruan kontratë të re

Foto: Fero/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Fero, javë më parë bëri të ditur se u largua nga label-i “ON Records”, pas përfundimit të kontratës me këtë kompani.

E tani pas kësaj, ai duket se ka gjetur një vend tjetër për të incizuar këngët e tij, duke zgjedhur kryeqytetin gjerman si vendbanimin e tij tash e tutje.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, përmes së cilës ka njoftuar fansat se është zhvendosur në Berlin, nga ku edhe ka themeluar label-in e tij të ri.

“Prej sot e tutje do jetoj dhe veproj në Berlin, sot nënshkrujta kontratë me Avni Halimin, dhe prej sot e tutje ekipi ynë thirret Skuadra Fero”, ka shkruar reperi nga Gjilani në Instagram.

Fero përndryshe është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë, këngët e të cilit kanë shënuar me miliona klikime në kanalin YouTube.

Nga sot e tutje, duket se Kosova nuk është më destinacion vendbanimi i përhershëm për reperin. /Telegrafi/