Telegrafi

Fero zbulon se së bashku me Arbenitën janë në pritje të një vajze

Reperi i njohur shqiptar, Fero dhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Artisti nga Gjilani duke qenë se është mjaft aktiv në rrjete sociale ka zbuluar së fundmi gjininë e foshnjës.

I njëjti ka publikuar një fotografi të modeles shqiptare duke treguar se së bashku po presin një vajzë.

“Çikat e mija”, ka qenë mbishkrimi i fotografië përmes së cilës po ashtu zbuloi gjininë e foshnjës.

Në postim, nuk ka marrë ndonjë reagim pasi ka bllokuar për ndjekësit pjesën ku bëhen komentet.

Çifti gjithashtu ditë më parë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, ndërsa këtë kohë kanë qenë më shumë në Kosovë. /Telegrafi/