Reperi i njohur Fero është shumë aktiv me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.
Ai gjendet çdo herë para fansave me paraqitje interesante, të cilat gjithmonë rezultojnë të pëlqyeshme për publikun.
Në një nga koncertet e mbajtura së fundmi, reperi i njohur ka bërë një hapje mjaft interesante të koncertit për fansat e tij.
I veshur me një xhaketë të bardhë dhe rrip të bardhë në kokë, Fero erdhi më ndryshe për fansat se zakonisht.
Ai u transportua me një arkivol në skenë, i cili ishte i mbuluar i tëri me të njëjtin material.
E gjithë kjo paraqitje duket të jetë menduar mirë dhe gjatë nga stilisti Mr. Rex, i cili është kujdesur për veshjen e reperit të njohur.
Një pjesë të kësaj shfaqje, Mr. Rex dhe Fero e kanë publikuar edhe për fansat përmes një videoje në kanalin YouTube. /Telegrafi/