Telegrafi

Fero thotë se është i bekuar me Arbenitën

Fero dhe Arbenita Ismajli (Foto: Instagram/arbenitaismajli)

Reperi Fero tash e një kohë është duke e shijuar romancën e tij me bukuroshen Arbenita Ismajli. 

Çifti tashmë janë gjatë gjithë kohës pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që nuk mungojnë as imazhet atraktive nga ana e tyre.

Së fundmi, reperi gjilanas në Instagram ka postuar një fotografi me Arbenitën, teksa i ka bërë një dedikim mjaft të veçantë.

“Kur një burrë ka një grua mbështetëse dhe besnike. Ai është i bekuar”, janë fjalët e Feros për të dashurën e tij.

Fero më herët është komentuar edhe për lidhje të tjera me yjet e estradës. Sido që të jetë, ai është mjaft i lumtur në krahët e modeles.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arbenita Ismajli

Gjithashtu, zeshkania është shfaqur edhe në videoklipin e ri të Feros të titulluar “Ride or Die”. /Telegrafi/