Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, që disa muaj është zhvendosur në Gjermani, për të vazhduar jetën dhe karrierën e tij muzikore.
Ndonëse javë më parë solli këngën e re, reperi shqiptar vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar dhe thuajse gjithnjë në fokus të mediave rozë.
Ai po ashtu është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa shpesh ndan momente të ndryshme me fansat, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.
Së fundmi, numrit të madh të tatuazheve që ka në trup, i njëjti ia ka shtuar edhe një të ri dhe këtë herë ka vendosur që emrin artistik (FERO) ta përjetësojë në qafë.
Marrë parasysh që 22-vjeçari mbuloi të gjithë qafën me emrin e tij, nuk ka dyshim se edhe dhimbjet duhet të kenë qenë të mëdha, por që ia ka dalë ti përballojë dhe tani duket shumë më ndryshe.
Veç tjerash, Fero muajve të fundit ka qenë shumë i përfolur për romancën me modelen Arbenita Ismajli, nga e cila siç ka bërë të ditur tanimë është ndarë.
Kjo e fundit vazhdon karrierën në Angli dhe deri më tani ka bashkëpunuar me shumë marka të famshme botërore. /Telegrafi/