Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur më së miri me emrin artistik, Fero, dyshohet se ka sulmuar bashkë me truprojën e tij, producentin e njohur, Jetmir Agaj.
Incidenti thuhet se ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, saktësisht në studion muzikore, ndërsa burimet nga policia kanë deklaruar se gjatë sulmit është përdorur edhe një armë zjarri nga truporja e Feros, Bujar Ibishi.
Po ashtu mësohet se në konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.
Burimet e gazetë Sinjali kanë mësuar se Jetmir Aga aktualisht është duke u intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia.
Telegrafi do të iu mbaj të informuar në lidhje me rastin.