Site icon Telegrafi

Fero reagon për herë të parë pas incidentit me producentin Jetmir Agaj, publikon disa fakte që nxitën sherrin mes tyre

Reperi shqiptar, Feroni Shabani-Fero, pas mbajtjes për 48 orë ka treguar versionin e tij për incidentin e ndodhur me menaxherin dhe producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Duke qenë se ngjarja e tyre bëri bujë të madhe rreth dy ditë më parë, ai ka zbuluar se bëhet fjalë për çështje vijash instrumentale e melodike të këngëve.

Artisti nga Gjilani ka treguar një kontratë të qershorit të vitit të kaluar ku dy palët janë pajtuar që të këmbejnë ‘beat’-at’, në cilësinë e dhuratë-dhënësit dhe Fero në atë të dhuratë-marrësit.

Në postimin që tashmë u publikua nga faqja ‘HiphopiShqip’, thuhet se pala me të cilën u krijua mospajtimi i ka ‘ende shumë borxh’.

24-vjeçari mes shumë gjërash ka pasur edhe një paralajmërim për mediet për shqetësimin që ‘i është krijuar njerëzve të tij të afërt’.

Lexo po ashtu Pas zënkës me Feron, deklarohet Jetmir Agaj: Ka kërcënuar edhe tjerët në studio

“Kontratë për faljen e ‘beat’-ve Çelik Lipa, Feronit Shabani. Palët kontraktuese kanë arritur marrëveshje që t’i përdorë për interesat e tij artistike apo kompanisë së tij pa asnjë kufizim”.

Jetmir Agaj (Foto: Instagram)

“Kur nuk iu ka njohur as mëhalla e juaj, kur nuk iu ka njohur askush kur iu kam ndihmuar me arrit e që të vijnë artistë tek ju se ju kanë parë që keni me punuar, edhe me qenë mosmirënjohës. Edhe shumë letra të tjera. Ju jeni shumë borxh, edhe një kontratë tjetër. Ju jeni në borxh te unë”, ka thënë ai.

Agaj në anën tjetër bëri një deklaratë vetëm pak orë pas incidentit duke thënë se Fero ka sulmuar edhe të tjerët në studio. /Telegrafi/

Exit mobile version