Telegrafi

Fero publikon fotografi të rralla nga fëmijëria: S’kam mundur të flejë pa e dëgjuar 2Pac-un

Foto: Fero/Instagram

Fero është sot një nga emrat më të zëshëm të muzikës hip-hop në vend.

Dashurinë për rap-in ai duket se e ka pasur që në fëmijëri, duke qenë fans i reperit legjendar 2Pac.

Një gjë të tillë, reperi gjilanas e bëri të ditur edhe në disa fotografi të publikuara së fundmi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Foto: Fero/Instagram

Bëhet fjalë për kohën kur ai ishte fëmijë, e që dëshirën për t’u marrë me muzikë e kishte që nga ajo kohë, ku shihet edhe në një prej imazheve me kufjet në vesh.

“Pa e dëgjuar 2Pacun s’kam mundur të fle, 1998”, ka shkruar Fero në Instagram.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit në muzikë, duke publikuar disa projekte të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, e cila do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren Genta Ismajli. /Telegrafi/