Reperi shqiptar, Fero është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet më të frekuentura sociale.
Derisa është duke punuar në projektin e tij të ri reperi gjilanas gjen kohë edhe për njerëzit e tij të afërm, familjarët apo miqtë.
Kështu në postimin e fundit që ka hedhur në llogarinë e tij, Instagram, ai shfaqet përkrah Vali Corleone, i cili është mjaft i njohur në botën e showbizit.
“Në një klub privat”, ka shkruar ai.
Fero së shpejti pritet të prezantojë para fansave këngën e re “Ride or Die”, klipin e së cilës e ka realizuar në Greqi.
Pjesë e këtij projekti është edhe e dashura e tij modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, gjersa ka rrëmbyer gjithë vëmendjen.
Ndërkaq, “Momo” mbetet një prej realizimeve të fundit të reperit Shabani në bashkëpunim me producentin Zapp. /Telegrafi/