Telegrafi

Fero lirohet nga paraburgimi?

Foto: Instagram

Reperi i njohur gjilanas, Feronit Shabani – Fero, duket se është liruar nga paraburgimi.

Kështu ka lënë të kuptohet me anë të një fotografie që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Në këtë imazh, artisti shfaqet me një mik të tij, i cili i ka uruar mirëseardhje.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit ndërkohë iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh pasi dyshohej për dhunë në familje.

Lexo po ashtu Arbenita Ismajli ‘thumbon’ Feron: Imagjino të lëndoni një vajzë, që Zoti ta ka dërguar për t’u shëruar

Rreth tri javë më parë u raportua se Fero kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Foto: Screenshot/Instagram

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka qenë njoftimi i policisë.

Ata theksojmë se janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë bashkë një vajzë të quajtur, Nina. /Telegrafi/

Foto: Arkiv