Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur me emrin artistik si Fero, është larguar nga kompania muzikore “On Records”, me të cilën bashkëpunoi ndër vitesh.
Kjo u bë e ditur nga vet ai përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Fansa, dashamirë, miq të dashur dua të ju lajmëroj që nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë dhe nuk jam pjesë e “On Records” ku jemi ndarë miqësisht me një marrëveshje të re ku unë do të vazhdoj si një artist i pavarur. Por dhe “On Records” ka të drejtën të rezervoj data për mua. Falenderoj fansat për përkrahjen dhe një ashtu kompaninë për punën e pa lodhshme”, ka shkruar mes të tjerash 22-vjeçari.
Në këtë kompani ai lansoi një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh të suksesshme, të cilat u mirëpritën nga publiku.
“Fol edhe 1 her”, “Gang Gang”, “A pe din qysh”, “Ride or Die”, janë disa nga këngët e tij më të pëlqyera.
Ndryshe, nga ky label në fillim të këtij viti është larguar edhe këngëtarja Kida, për shkak të përfundimit të kontratës. /Telegrafi/