Edhe pse prej afro dy vitesh ka hequr dorë nga muzika, ai po vijon të jetë aktiv në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për Feronit Shabanin – Feron, i cili po vazhdon të bëjë postime të ndryshme e të marrë vëmendje.
Në një postim të fundit, ish-këngëtari gjilanas ka dhënë një këshillë për ndjekësit.
“Delet jetojnë gjithë jetën me frikë nga ujku dhe pastaj i ha bariu”, u shpreh ai.
Tutje ai shtoi: “Kujdes kujt i besoni”.
I njëjti po vazhdon me aktivitete të tjera, gjersa këtë kohë ka qenë prezent edhe nëpër intervista.
Në një nga to, ai deklaroi: “Kam qenë tekstshkruesi dhe reperi më i mirë që ka ekzistuar në Shqiptari”, duke bërë kështu që të komentohet gjithandej. /Telegrafi/