Artisti i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka dy muaj që është larguar nga muzika.
Kjo pasi tha se dëshiron t’i përkushtohet fesë islame si dhe familjes, ndonëse u bëri thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë më projektet e tij muzikore.
I njëjti tani po zbaton çdo gjë të fesë islame e së fundmi edhe kishte rruar kokën.
Veç kësaj, 26 vjeçari ditën e sotme (e mërkurë) ka bërë një postim duke kërkuar ndihmë nga ndjekësit për t’i fshirë të gjitha tatuazhet.
“Kush mundet me më ndihmu si me i heq të gjitha tatuazhet”, ka thënë ai.
Ky veprim i reperit vjen mbase që tatuazhet janë të ndaluara në fenë islame.
Fero këto ditë ka bërë edhe një letër për ish-partneren e tij, Arbenita Ismajlin, teksa i ka kërkuar falje si dhe ribashkim. /Telegrafi/