Site icon Telegrafi

Fero kalon kohë të madhe me vajzën e porsalindur, publikon një tjetër fotografi krah saj në rrjete sociale

Fero (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Fero, rreth një javë më parë u bë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Nina.

Feronit Shabani (emri i vërtetë) duket se po shijon periudhën e atësisë mjaft shumë në bazë të disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale.

Artisti shqiptar ka publikuar një fotografi përkrah të bijës, të cilës ka vendosur që të mos ia zbulojë fytyrën akoma.

Lexo po ashtu Fero dhe Arbenita bëhen prindër për herë të parë

Reagimet dhe urimet në pjesën për komente nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

Fero dhe Arbenita përndryshe kurorëzuan dashurinë me martesë në fillim të këtij viti.

Të njëjtit po vazhdojnë të qëndrojnë mes Kosovës e Gjermanisë, pasi Fero në këtë të fundit është zhvendosur prej disa vitesh. /Telegrafi/

Exit mobile version