Telegrafi

Fero hap kanal të ri në YouTube, fillon rrugën e re në skenën muzikore

Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani – Fero, ka filluar rrugëtimin e tij në skenën muzikore shqiptare.

Ai para pak ditëve e konfirmoi largimin nga “On Records”, ekip ky që tash e dy vite e menaxhoi karrierën e artistit.

Ndërkohë, me anë të një postimi të fundit të publikuar në Instagram, 23-vjeçari tregon se ka hapur kanal të ri në YouTube.

Kanali im zyrtar në YouTube Channel, e keni linkun në biografi”, ka shkruar ai, duke thënë se ka gati edhe dy këngë të reja.

Lexo po ashtu Fero largohet nga kompania "On Records"

Megjithëse përflitej bashkimi me labelin “BabaStars”, reperi gjilanas me këtë e konfirmon se do të veprojë si artist i pavarur.

Përndryshe, Fero deri më tani ka sjell një numër të madh të këngëve, të cilat u mirëpritën nga publiku. /Telegrafi/