Telegrafi

Fero: Gjenocidin që Serbia e bëri në Kosovë për 100 vjet, Izraeli për tri javë në Palestinë

Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka reaguar së fundmi për konfliktin izraelo-palestinez, i cili tashmë ka marrë dhjetëra mijëra jetë.

Ai ka publikuar disa pamje tronditëse në InstaStory duke ia bashkangjitur edhe një shkrim.

Artisti thekson se atë gjenocid që e ka bërë Serbia për 100 vjet në Kosovë, Izraeli e bëri në Palestinë për tri javë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Serbia çfarë ka bërë gjenocid në Kosovë për 100 vjet, Izraeli ka bërë më shumë se aq për tri javë në Palestinë. Edhe akoma ka njerëz pa ndjenja që e përkrahin Izraelin dhe gjenocidin e tyre”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Angelina Jolie kritikon Izraelin, i quan liderët botërorë 'bashkëpunëtorë në këto krime'

26 vjeçari tutje shtoi: “Për juve patriotat e rrejshëm dhe juvë përkrahës të politikës kur e përkrahni këtë gjenocid çka është duke ndodhur, përkrahni edhe gjenocidin e Serbisë se i njëjtë është”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky konflikt mes tyre thuhet se i ka rrënjët në një akt kolonial të kryer më shumë se një shekull më parë.

Fero nga ana tjetër që disa muaj është tërhequr nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram