Reperi i njohur, Fero merr vëmendje me deklarata të ndryshme që bën në rrjete sociale dhe intercvista të ndryshme.
E tillë ka qenë edhe një intervistë e fundit që ka bërë me Donald dhe Romeo Veshaj në emisionin “Më lër të flas”.
Reperi nga Gjilani ka folur për gjëra të ndryshme si për karrierë dhe jetën private ndërsa nuk ka lënë anash as konfliktin virtual që ka patur prej kohësh me reperin Unikkatil.
Feronit Shabani (emri i plotë) tha se ai në fillim ka patur respekt për karrierë e tij të gjatë dhe krijimtarinë muzikore, por tashmë kjo ka ndryshuar.
Autori i “Feromenit” u shpreh se ndonëse nuk ka patur asnjëherë konflikt me të, ai tha se polemikat dhe deklaratat në rrjete sociale kanë nxitur nga ai dhe rrethi i tij.
“Nuk kam pas kurrë konflikt me personin që nuk dua të ia ceki as emrin, unë kam pas respekt për karrierën e tij dhe krijimtarinë e muzikës që ka bërë ndër vite, madje e kam cekur në një intervistë që është legjend, tash nuk e shoh me atë sy për arsye që unë kam folur fjalë të mira për të, por ai, njerëzit që ka në rreth dhe familjarët e tij më kanë shkruar mesazhe palidhje, është video ku unë them respekt për kohë e tij por momentalisht nuk e dëgjoi, p.sh Eminem ka qenë shumë talent por tani nuk e dëgjojmë, i dëgjon të rinjtë që kanë dalë, unë jam gjeneratë e re, pas disa kohe edhe unë do vi në kohën e tyre, kur të dalin të rinjtë do t’i shikoja me kënaqësi dhe do i mbështesja”, tha Fero.
Kujtojmë që Fero dhe Unikkatil madje kanë bërë edhe këngë ‘diss’ kundrejt njëri-tjetrit dhe thumbat në media sociale kanë qenë të vazhdueshme. /Telegrafi/