Site icon Telegrafi

Fero fitoi çështjen mbi kujdestarinë e vajzës, reagon për herë të parë Arbenita Ismajli

Modelja e njohur shqiptar, Arbenita Ismajli, ka reaguar për herë të parë lidhur me çështjen mbi kujdestarinë e vajzës.

Pas bujës së madhe në rrjet, ajo ka thyer heshtjen duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë.

Bukuroshja ka postuar një video në TikTok, ku shfaqet përkrah vajzës së saj, Ninës.

Foto: Screenshot/Instagram

“Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se te cili prind ishte problemi”, u shpreh ajo.

Kjo natyrisht se ka qenë një thumb për ish-partnerin e saj, me të cilin ka qenë bashkë për disa vite.

Lexo po ashtu Nuk e ka fituar akoma kujdestarinë e vajzës? Reagon Fero

Fero nga ana tjetër e dëshmoi se ka fituar kujdestarinë e vajzës për një vit, gjersa vazhdimisht shihet duke kaluar kohë me të.

Ata tashmë kanë finalizuar divorcin ndonëse marrëdhënia e tyre përfundoi vitin e kaluar, në momentin kur Arbenita e akuzoi për dhunë në familje. /Telegrafi/

@arbenitaism🤍♬ son original – 𝔂𝓪𝓫𝓾𝓴𝓲 𝓳𝓸𝓮
Exit mobile version