Site icon Telegrafi

Fero dhe Morena Taraku paralajmërojnë këngën e re

Foto: Instagram

Reperi nga Gjilani, Fero, siç shihet është rikthyer fuqishëm me projekte të reja muzikore, duke prezantuar kështu edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të skenës shqiptare.

Ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat për një tjetër projekt të ri muzikor që është në përgatitje e sipër.

Fjala është për një bashkëpunim me këngëtaren Morena Taraku, me të cilën ka bashkuar forcat për herë të parë.

Ka qenë vet Fero, ai i cili ka ndarë në rrjete sociale dy fotografi në njërën prej së cilës pozon përkrah bukuroshes nga Peja.

Duke mos zbuluar asgjë më shumë për publikun, dyshja shfaqen të veshur njëjtë në ngjyrë portokalli në pjesën e shkëputur nga xhirimet e klipit.

Fotografia e tillë është ndarë edhe në profilin e Morenës, aty ku numëron hiç më pak se një milion ndjekës.

Krahas Tarakut, Fero ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me artisten Genta Ismajli. /Telegrafi/

Exit mobile version