Telegrafi

Fero dhe Arbenita po bëhen prindër?

Fero dhe Arbenita Ismajli vazhdojnë të jenë temë e rubrikave rozë.

Dyshja tashmë kanë befasuar të gjithë me mesazhin e publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Modelja ka publikuar një foto ku shihet e veshur me të bardha pranë Feros, por më i çuditshëm është komenti i saj.

“Mami dhe babi Fero?, shkruan modelja në foton e publikuar shoqëruar me një emoji të nuses dhe një tjetër të dhëndrit.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se për çfarë bëhet fjalë dhe se sa është e vërtetë.

Ndryshe, Fero është duke vazhduar të punojë në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë koncerte muzikore. /Telegrafi/