Site icon Telegrafi

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Foto: Screenshot/Instagram

Feronit Shabani – Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë ndarë që disa muaj.

Ndarja e tyre bëri bujë të madhe në media duke qenë se hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj ata kanë bashkë një vajzë të vogël të quajtur, Nina.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja duket se kanë bërë paqe dhe se po kalojnë pushimet së bashku, të paktën kështu tregojnë në rrjete sociale.

Lexo po ashtu “Unë që po divorcohem duke i parë makinat që po marrin nuse këtë verë” - Arbenita merr vëmendje me një video të re

Nga vetë dyshja nuk ka pasur ndonjë konfirmim për ribashkim apo nëse kjo u bë vetëm për shkak të vajzës së tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas ndarjes nga modelja, Fero thuhet se është martuar me një grua të re të besimit islam.

I njëjti është larguar tashmë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë dhe familjes. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version